Pamje nga operacioni i koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri një 33-vjeçar.
Arrestohen autori i dyshuar i vrasjes dhe vëllai i tij, i cili e ndihmoi për të siguruar kushtet për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.