Pamje nga 2 operacione të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e trafikimit të eksplozivëve

Pamje nga 2 operacione të zhvilluara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Gjatë këtyre 2 operacioneve u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale.

6 shtetas u vunë në pranga, 4 të tjerë u shpallën në kërkim.