Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit,
NJOFTON:
- Aplikimet fillojnë më datë 13.05.2024 dhe përfundojnë më datë 31.05.2024, për 18 pozicione në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
- Aplikimet të bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Komunikimet zyrtare për çdo fazë të procesit të konkurrimit do të kryhet nëpërmjet adresën së email-it burimet.njerezore@asp.gov.al.
- Kanë të drejtë të aplikojnë për konkurrim shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme si dhe kriteret e veçanta si më poshtë vijon:
4.1 Kriteret e përgjithshme janë:
- të jetë shtetas shqiptar;
- të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- të gëzojë besueshmëri për të punuar në strukturat e Policisë së Shtetit (neni 140 i Rregullores së Policisë)
- Të plotësojë kriteret për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit për pozicionet qe kërkohet pajisja me CSP;
- Kriteret e veçanta:
Pozicioni | Kritere të veçanta |
1. Drejtoria e Sistemeve | |
Pozicioni:Drejtor Kategoria: II-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” apo të barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Informatikë/ Informatikë ekonomike, Biznesi/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 5 vite përvojë punë në profesion. |
1.1. Sektori i Sistemeve | |
Pozicioni:Specialist Kategoria: IV-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 3 vite përvojë punë në profesion. |
1.2. Sektori i Sigurisë së Informacionit | |
Pozicioni:Shef Sektori Kategoria: III-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 5 vite përvojë pune në profesion. |

1.3. Sektori i Bazës së të Dhënave | |

Pozicioni:Specialist Kategoria: IV-2 Vend vakant: 2 (dy) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 3 vite përvojë punë në profesion. |
1.4. Sektori Operativ i Sigurisë | |
Pozicioni: Specialist Kategoria: IV-2 Vend vakant:1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 3 vite përvojë punë në profesion. |
2. Drejtoria e Jetësimit të Projekteve | |
2.1. Sektori i Hartimit te Projekteve | |
Pozicioni:Shef Sektori Kategoria: III-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 5 vite përvojë pune në profesion. |
2.2. Sektori i Helpdesk | |
Pozicioni:Specialist Kategoria: IV-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 3 vite përvojë punë në profesion. |
3. Drejtoria e Infrastrukturës | |
Pozicioni:Drejtor Kategoria: II-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Diplomë universitare të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni/Inxhinieri Elektrike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 5 vite përvojë pune në profesion. |
3.1. Sektori i administrimit te rrjetave | |
Pozicioni:Shef Sektori Kategoria: III-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 5 vite përvojë pune në profesion. |
Pozicioni:Specialist Kategoria: IV-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 3 vite përvojë punë në profesion. |
3.2. Sektori i teknologjive monitoruese dhe telefonike | |

3.3. Sektori i Infrastrukturës | |
Pozicioni:Shef Sektori Kategoria: III-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni/Inxhinieri Elektrike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 5 vite përvojë pune në profesion. |
Pozicioni:Specialist Kategoria: IV-2 Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional” në: Shkencat kompjuterike/ Inxhinieri elektronike/ Inxhinieri telekomunikacioni/ Informatikë/ Informatikë ekonomike/ Informatike Biznesi/ Inxhinieri matematike informatike/ Teknologji informacioni/ Teknologji telekomunikacioni/Inxhinieri Elektrike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht në të njëjtat fusha. Përvoja: 3 vite përvojë punë në profesion. |
4. Sektori i Shërbimeve Mbështetëse | |
Pozicioni: Sanitar Klasa: I Vend vakant: 1 (një) | Arsimi: Diplomë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme. Përvoja: Preferohet të ketë përvojë pune të mëparshme. |
- Aplikantët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore brenda datës 31.05.2024, dokumentacionin e mëposhtëm, i cili duhet të jetë marrë jo më vonë se 1 muaj:
- Formularin e Aplikimit si dhe formularin e vetëdeklarimit të plotësuar në të gjitha rubrikat (formularët janë të publikuara në ëebsite-in e brendshëm dhe të jashtëm të Policisë së Shtetit);
- Diplomën dhe listën e notave të noterizuara të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara). Aplikantët që kanë përfunduar Arsimin e Lartë jashtë vendit të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit.
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata qe nuk është në gjykim për vepër penale;
- Vërtetim nga prokuroria qe nuk është në ndjekje penale;
- Vërtetim nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
- Vërtetim qe është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- 2 Fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta përcaktuara në piken 4 të këtij urdhri.(vërtetim për përvojë në punë në profesion, certifikatë për zotërimin e gjuhës angleze, arsimin shtesë, trajnime, referenca të punëdhënësve të mëparshme, etj).
- Aplikantët që plotësojnë kriteret do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit. Intervistimi bëhet për vlerësimin e aftësive profesionale dhe shprehive komunikuese të aplikantëve. Intervista përmban jo më pak se 3 pyetje. Aplikantët të cilët në mënyrë të dukshme kanë vështirësi në shprehi dhe komunikim, skualifikohen nga komisioni me vendim të arsyetuar.
- Aplikantët skualifikohen apo ndërpresin marrëdhëniet e punës me Policinë e Shtetit në rastet e mëposhtme:
- Nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të këtij urdhri;
- Nuk arrijnë të vlerësohen me të paktën 70% të pikëve në vlerësimin e përgjithshëm;
- Nuk plotësojnë kriterin e besueshmërisë;
- Nuk plotësojnë kriterin për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit;
- Deklarojnë të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit.
- Aplikantët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në adresën e email-it burimet.njerezore@asp.gov.al brenda 2 ditëve pune nga data njoftimit me email.
Suksese!