108 vjet Polici e Shtetit
Në kuadër të 108-vjetorit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka akorduar “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” dhe “Certifikatë Karriere” për 29 drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit nga strukturat policore në të gjithë vendin, dorëzimi i të cilave është bërë gjatë ceremonive zyrtare të zhvilluara në qarqe.
Gjatë aktivitetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë u dorëzuan certifikatat e akorduara për 6 punonjës të strukturave të ndryshme të Policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu, gjatë fjalës përshëndetëse, vlerësoi në tërësi përkushtimin dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit në përmbushjen e prioriteteve dhe detyrave dhe theksoi se në kuadër të 108-vjetorit, ka vendosur që me propozimin e drejtorëve të departamenteve dhe strukturave në bazë, të akordojë certifikata për disa punonjës të niveleve të ndryshme në qendër e në bazë.
Motivacioni “Për merita të veçanta, profesionalizëm e përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standardeve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit.”
“Certifikatë për Shërbime të Dalluara” i është akorduar Drejtues i Lartë Eduart MERKAJ
“Certifikatë për Shërbime të Dalluara” i është akorduar gjithashtu:
– Drejtues Gëzim MAHMUTAJ
– Kryekomisar Shkëlqim KOKONOZI
– Kryekomisar Endrit TRUPJA
Ndërsa “Certifikata e Karrierës” i është akorduar:
– Drejtuese Rajmonda REXHA
– Drejtues Janaq XHELILI
Të vlerësuarit me certifikatë kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë kryerjes së detyrës.