Muriqan, Shkodër – Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi S. V. 25 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë Kufitare në  PKK Muriqan, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.