Mirditë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë e cannabis, armë gjahu, radio marrëse-dhënëse, armë të ftohta si dhe vlera monetare të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndëve narkotike.
Vihen në pranga dy shtetas.
Si rezultat i hetimeve intensive dhe kontrolleve të shtuara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, në bashkëpunim edhe me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Lezhë, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ll. 49 vjeç dhe A. D. 22 vjeç, banuesë në Rrëshen, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis në doza.
Gjatë kontrollit të ushtruar 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, armë të ftohta (2 thika), 1 radio marrëse-dhënëse, 1 armë gjahu, një sasi vlerë monetare në euro dhe lekë, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndës narkotike, si dhe automjete e aparatë celularë.
Ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 22-vjeçarit, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë puna intensive hetimore operacionale për goditjen e rasteve të tjera dhe identifikimin e arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.