Mesazhi i Policisë së Shtetit, për fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024

Mesazhi i Policisë së Shtetit, për fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024

Nisja e vitit shkollor lidh një buqetë të re shpresash, përgjegjësish dhe mundësish për të bërë më mirë për ata të cilët janë më të çmuarit për Policinë e Shtetit.

Këtë vit, risi normative dhe funksionale, Paketa e Sigurisë në Shkolla, e cila do të garantojë planëzim më efektiv të punonjësve të Policisië, pranë shkollave, masa parandaluese dhe ndërhyrje profesionale, në kohë, si dhe do të mundësojë që secili nxënës ta shohë punonjësin e Policisë, si mikun e tij më të besueshëm.

Policia e Shtetit uron sukses dhe mbarësi për të gjithë nxënësit e Shqipërisë, që çelin sot një shteg të ri në rrugën frytdhënëse të dijes.

Gjithashtu, Policia e Shtetit uron mbarësi për stafet akademike dhe prindërit që janë të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm.

Nëpërmjet mbështetjes dhe besimit tuaj, të nxënësve dhe gjimnazistëve, Policia e Shtetit do të sigurojë që krimi të mos depërtojë në shkolla dhe ato të jenë tempuj të pacenuar të dijes dhe edukimit.