Memaliaj – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

Memaliaj

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 64 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore, në banesën e një 67-vjeçari, në fshatin Kalivaç.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., banues në fshatin Gllavë, Memaliaj, pasi në vendin e quajtur “Tre çukat e Gllavës”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.