Memaliaj – Vihet në pranga 1 shtetas

Memaliaj

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ç., 49 vjeç, banues në Memaliaj, me probleme të shëndetit mendor, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Memaliaj/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në Memaliaj, është djegur pjesërisht një banesë sociale në të cilën jetonin 4 shtetas (nëna me 3 fëmijët).

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga njëri prej fëmijëve, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.