Mbyllen Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë deri në një urdhër të dytë

Policia Kufitare

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafe Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19, duke filluar prej orës 13.00, nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi. Në pikat e kalimit me greqinë do lejohen vetëm kamionët

Gjithashtu Policia Kufitare bën me dije se edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla , autobusëve dhe udhëtarëve, ndrësa qafë Thana vijon lëvizja normalisht

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave , të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.