Mbështetje e vazhdueshme dhe konkrete për Policinë e Shtetit, nga partnerët amerikanë dhe nga ICITAP-i.
Tregues i kësaj mbështetjeje, takimi në ambientet e DPPSH-së, i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku me drejtuesin e Zyrës Qendrore të Byrosë Kundër Terrorizmit, të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe me përfaqësues të ICITAP-it.
Ky takim kishte si objektiva kryesorë:
✅analizimin e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet palëve, kryesisht kundër terrorizmit dhe krimeve kibernetike;
✅evidentimin e nevojave burimore dhe logjistike që ka aktualisht Policia e Shtetit, specifikisht për këto 2 aspekte;
✅konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet palëve, të ndërtuara ndër vite. Gjithashtu, vlerësoi kontributin e çmuar të partnerëve amerikanë, të konkretizuar nëpërmjet donacioneve dhe trajnimeve të vazhdueshme në favor të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kryesisht të atyre kundër terrorizmit dhe të atyre kundër krimeve kibernetike.
Më tej, Drejtori garantoi të pranishmit, për angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit, për konsolidimin e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe për finalizimin e operacioneve me impakt ndërkombëtar.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Byrosë Kundër Terrorizmit, të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ata të ICITAP-it vlerësuan profesionalizmin e strukturave të Policisë së Shtetit shqiptar dhe falënderuan z. Rrumbullaku, për mikpritjen.