Mat – Organizonin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas

Mat

Organizonin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se në 2 lokale në qytetin e Burrelit, ushtrohej kjo veprimtari, kanë organizuar punën për goditjen e tyre.

Si rezultat nisi procedimi penal për shtetasin A.K., 55 vjeç, banues në Burrel, pasi u konstatua duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit në lokalin e tij.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe për shtetasin A.A., 18 vjeç, pasi u konstatua në ambientet e një lokali, i cili punonte si kamarier, duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojrave të fatit.

Për të dy rastet e mësipërme, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 laptop; 1 kompjuter; 1 televizor; dhjetëra bileta bingoje; dhe një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari.

-Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.L., 30 vjeç, banues në fshatin Çerenec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe ka përndjekur shtetasin H.M. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.