Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të ish-bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen A. S., 38 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka kanosur me fjalë një 20-vjeçare, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen D. A., 38 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, Devoll, pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën me një shumë parash, një 49-vjeçareje, ndërkohë që udhëtonin në të njëjtin automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.