Mat/ Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Kishte vënë lokalin e tij, në dispozicion të vënies së basteve sportive me celularë, procedohet penalisht 51-vjeçari.
Procedohet penalisht dhe një 25-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.
Strukturat Hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A.N., 51 vjeç, banues në Burrel, pronari i lokalit, dhe L.D., 25 vjeç, i cili u kap në flagrancë në lokalin shtetasit A.N., teksa vinte baste sportive, me celularë.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Z., 55 vjeç dhe P. H., 51 vjeç, të dy banues në Maqellarë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Bllatë, teksa transportonin disa bagëti të imëta, të pamatrikulluara, që dyshohet se i kishin kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.