Mallakastër – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolle të ushtruara nga punonjësit e policisë në tokë dhe nga ajri me dronë.

Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në zonën e Çorrushit, Mallakastër, u konstatua një rast tentative kultivimi.

Policia ka vënë në pranga shtetasit P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

#ShqipëriPaKanabis