Malësi e Madhe -Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar, i cili gjatë kontrollit kundërshtoi punonjësit e Policisë

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar, i cili gjatë kontrollit kundërshtoi punonjësit e Policisë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 42 vjeç banues në Gradec, Malësi e Madhe.

Ky shtetas, në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll i ka kundërshtuar ata për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në pronën e tij. Në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.