Malësi e Madhe – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vajushi”

Operacioni, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja.
Vihet në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja pas marrjes së informacionit në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vajushi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. J., 37 vjeç, banues në fshatin Dukë, Malësi e Madhe.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“, pasi, këtij shtetasi, në tetor të vitit 2021, në oborrin e banesës së tij në fshatin Dukë, Malësi e Madhe, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.