Punonjësit e Komisariatit të Policisë Lushnjë, falë punës së tyre, kanë ndihmuar një shtetase belge e cila gjatë vizitës në qytetin e Lushnjës kishte humbur çantën me dokumente dhe një shumë parash.
Turistja belge ka falenderuar efektivët e Policisë për ndihmën dhe përkushtimin e treguar.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt.
StaySafeinAlbania
