Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.
Gjithashtu, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.