Lushnjë – Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24  tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.