Lushnjë – I vuri zjarrin vendit të depozitimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë, arrestohet roja për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit

I vuri zjarrin vendit të depozitimit të mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë, arrestohet roja për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit.

Pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme se në vend depozitimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë ka rënë zjarr, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është organizuar puna dhe në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua shtetasi M. Sh., 42 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë roje në vend depozitim, i dyshuar si autor i zjarrvënies

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”.