Lushnjë
I dënuar me 5 vjet burgim për vjedhjen e një automjeti, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim:
Ardit Gjondedaj (Nuhu), 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjykata e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 14.10.2020, në qytetin e Lushnjës, ka vjedhur një automjet tip “Audi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.