Lushnjë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrugica”

Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrugica”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Vodhi me dhunë, në rrugë, varësen e floririt që mbante një 19-vjeçare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

Autori, me precedentë të mëparshëm kriminal për vjedhje dhe në fushën e narkotikëve.

Pas denoncimit të bërë nga një 19-vjeçare, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, varësen e floririt që mbante, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u kap shtetasi E. Ll., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️