Llogara – Policia shpëton 2 turistë francezë të humbur në Parkun Kombëtar të Llogarasë

Llogara

Policia shpëton dy turistë francezë të humbur në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Mbrëmë, rreth orës 20:00, dy turistë francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, humbën orientimin në një terren të vështirë dhe të errët.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet. Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar ndërhyrje të shpejta në raste emergjente.