Librazhd – Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, procedohen penalisht 3 shtetas

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasit:

Sh. H., kryeplak i fshatit Mirakë, B. Zh., administratori i Njësisë Administrative Polis dhe R. Ç., inxhinier pyjor në Bashkinë Librazhd, të tre banues në fshatin Mirakë, Librazhd, pasi në masivin pyjor të fshatit Mirakë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike, të cilat u asgjësuan.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në ketë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.