Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.
Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin e goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në fshatin Torovicë, Lezhë, të kapet dhe ndalohet shtetasi:
Martin Stenaj, 24 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.