Lezhë – Njoftim për shpalljen në kërkim të një shtetaseje të larguar nga banesa

Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe.

Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.

Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.