Lezhë/Informacion paraprak

Lezhë/Informacion paraprak

Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasit E. Gj., 21 vjeç, A. P., 29 vjeç, K. U., 21 vjeç, M. Gj., 54 vjeç dhe P. P., 28 vjeç.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasit M. Gj. dhe P. P., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore

3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.