Lezhë – Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij

Lezhë

Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.