Lezhë – Bashkëpunimi komunitet – polici, finalizon operacionin antidrogë “Barbulloja”

 

Sekuestrohen 6 kg e 185 gr lëndë narkotike, në pranga poseduesi i saj.

 

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, mbi  bazën e informacione të marra falë bashkëpunimit komunitet – polici se një shtetas në banesën e tij fshihte drogë, kanë ushtruar kontroll të befasishëm, ku në çatinë e shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë, në Lezhë, iu gjet e fshehur dhe u sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis.

 

U arrestua në flagrancë shtetasi B. P., 49 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar si posedues i saj, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.