Kurbin – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Shkatërrim prone” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Kurbinit kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim S. R., banues në Laç, Kurbin, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendim në korrik 2019, por gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore nuk është gjendur në vendin e qëndrimit të caktuar nga Gjykata.

Për këtë shtetas, më datë 28.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasi L. Q. se i ka vjedhur një telefon celular.

Më datë 10.09.2019 ka kanosur me fjalë shtetasin N.L.

Më datë 03.10.2019, i ka vjedhur telefonin cellular shtetases D. R. dhe më datë 01.11.2019 ka dëmtuar me gurë banesën e shtetasit Gj. Gj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit H. L., 60 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendim në shkurt 2017, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.