Kurbin/Vijojnë takimet me nxënës të shkollave të tjera të qarkut, në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”.
Me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për evidentimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre, ndihmësspecialistët e Edukimit në Shkolla zhvilluan një takim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Nikë Tom Prela”, në bashkëpunim me stafin pedagogjik të kësaj shkolle.
Gjatë takimit u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për moshën e adoleshencës, si trafikimi i qenieve njerëzore, bullizmi, veçanërisht ai në hapësirën digjitale, dhuna dhe fenomeneve të tjera negative, si dhe u diskutua mbi mënyrat e identifikimit dhe të parandalimit të tyre.
Gjithashtu, nxënësit u informuan mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i lëndëve narkotike, duhanit dhe alkoolit, si dhe nga mbajtja dhe përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta (AVL).
Përmes bashkëbisedimit dhe informimit, nxënësit u njohën me rreziqet që mund t’u kanosen, mënyrat e identifikimit të situatave të rrezikshme dhe rëndësinë e kërkimit të ndihmës në rastet kur ndihen të kërcënuar apo përballen me situata problematike.
Takime të tilla synojnë krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa dhunë, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë, shkollës, nxënësve dhe komunitetit.
🤝 Siguria e të rinjve është përgjegjësi e përbashkët.
#SiguriaETëRinjve #Edukimi
#StopBullizmit
#SiguriaKibernetike
#JoTrafikimit



