Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vodhën metale tek ish-uzina në Laç, falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. A., 25 vjeç dhe R. L., 32 banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me mjetin tip kamionçinë me drejtues shtetasin G. A. dhe pasagjer shtetasin R. L., të ngarkuar me hekur, të cilin e kishin vjedhur tek ish-uzina në Laç.
Gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë Kurbin, shtetasi R. L. ka dëmtuar me gurë automjetin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.