Kurbin – Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një shtetas që mbante të fshehur armë zjarri në banesë

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me 15 fishekë.

 

Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marra nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 60 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.