Kurbin – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë ndalimin e shtetasit S. N., 57 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat). Si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.