Kukës – U kap duke transportuar me furgon, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 43-vjeçari

Kukës/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.

U kap duke transportuar me furgon, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 43-vjeçari.

Sekuestrohen furgoni dhe 4 m3 dru pa dokumentacion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në vendin e quajtur “Varrezat e qytetit”, kapën shtetasin S. C., teksa transportonte me furgon, 4 m3 dru për zjarr, që dyshohet se janë prerë në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 43 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Lënda drusore pa dokumentacion dhe furgoni që drejtonte 43-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅