Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.
Sekuestrohen 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e gjuetisë së paligjshme, kanë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, konkretisht:
E. Q., banues në Lushnje, B. T., dhe A. B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Stanet e Zyberajve”, në fshatin Brekije, kanë vrarë shpend të egër, të cilët i përkasin specieve të mbrojtura të faunës së egër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh .
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.