Kukës/Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”

Kukës/Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Bashkëposedues i 1 kilogrami lëndë eksplozive, 6 kilogramëve cannabis sativa dhe një sasie municioni luftarak, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari i shpallur në kërkim.

Lënda eksplozive, droga dhe municioni u gjetën nga Policia, më datë 20 korrik 2022, si rezultat i operacionit “Cooperation”. Gjatë tij u arrestuan vëllai i 52-vjeçarit dhe një 36-vjeçar, bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në fshatin Brekije.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllanë e tij, shtetasin P. A. dhe me shtetasin F. K., të dy të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit “Cooperation”, më datë 20 korrik 2022, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, ditën e operacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅