Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 22 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Mbrëmjen e djeshme, pas denoncimit nga një shtetase, se djali i saj e kishte dhunuar psikologjikisht, në banesë, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet për kapjen e autorit dhe për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.
Gjatë shoqërimit në Komisariat, autori, shtetasi A. I. ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.