Kukës
Aksidentoi me pasojë vdekjen, një 51-vjeçar, dhe u larguar nga vendi i aksidentit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti i këtij shtetasi.
Rreth orës 07:00, në rrugën e Prizrenit, shtetasi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç, i cili ka humbur jetën, në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i kontrolleve kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin A. B., i cili pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja.
Ndërkaq, në vendngjarje ka shkuar dhe grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.