Kuçovë
Ndotën ujërat e një përroi në qytetin e Kuçovës, pasi shkarkuan aty, mbetje të hidrokarbureve, procedohen penalisht kryeinxhinieri dhe shefi i sigurimit teknik në një ndërmarrje për prodhimin e naftës.
Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave të një përroi në qytetin e Kuçovës, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për ndotjen.
Në përfundim të këtyre veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 51 vjeç, dhe T. L., 56 vjeç, përkatësisht me detyra kryeinxhinier dhe shefi i sigurimit teknik, në një ndërmarrje për prodhimin e naftës, në Kuçovë.
Nga hetimet rezulton se nga aktiviteti në fushën e hidrokarbureve, i ndërmarrjes ku punonin këta shtetas, janë ndotur ujërat përroit, duke qenë se janë shkarkuar aty, në kundërshtim me ligjin, mbetje të këtyre lëndëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.