Solidaritet në ditë të vështira.
Kryqi i Kuq Shqiptar, përmes IPA-Seksion Albania, i ka dhuruar Policisë së Shtetit, 500 maska të përgatitura nga vullnetarë të saj, të cilët një pjesë të maskave ua kanë shpërndarë punonjësve të Policisë që ishin në shërbim.
Kryqi i Kuq Shqiptar do të dhurojë edhe në ditët në vijim një numër të konsiderueshëm maskash dhe dorezash për punonjësit e Policisë, të cilët në emër të mbrojtjes së jetës së qytetarit dhe të ruajtjes së rendit e sigurisë publike, shpeshherë janë të detyruar të mos e respektojnë distancimin social.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq u pritën nga Presidenti i IPA-Seksion Albania Drejtues Skënder Doda, i cili ka falënderuar ata për përkushtimin e treguar.
#solidaritetbesimbashkëpunim
Durim, bashkë do ia dalim!