Baba Edmond Brahimaj, drejtues i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, i dorëzoi donacionin Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Rebani Jaupi.
Ai ka vlerësuar e bekuar punën e përkushtimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët përballen çdo ditë, me një armik të padukshëm, por shumë të rrezikshëm.
Drejtor Jaupi falënderoi kreun e Kryegjyshatës për donacionin, pasi këto materiale janë shumë të nevojshme gjatë punës së përditshme të punonjësve të Policisë, në këtë situatë të vështirë.
Drejtori Vendor i Policisë Tiranë, duke përfituar nga prezenca e medias, ka falënderuar qytetarët që në masën më të madhe kanë respektuar rregullat dhe ka apeluar edhe njëherë për të dëgjuar fjalën e mjekëve për të qëndruar në banesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.