Krujë – Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmērisē

Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmērisē.
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje në Krujë.
Sekuestrohen një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në pyllin e Krastës, ku janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. B., 20 vjeç, E. G., 29 vjeç dhe K. G., 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Krastë”, qyteti Krujë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa.
Ndërsa në banesën e shtetasve E. G. dhe K. G (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.