Krujë – Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 2 subjekteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ

Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 2 subjekteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë gjahu dhe municion luftarak.

Strukturat e Policisë Krujë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Fushë Krujë dhe Nikël, Krujë, 2 subjekte që kishin organizuar ceremoni mortore, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. V., pronar i subjektit në Fushë Krujë dhe shtetasin B. B., pronar i subjektit në Nikël, Krujë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 29 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.