Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë ndalojnë tre shtetas të shpallur në kërkim, me masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit:
H. M., 64 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe H. Rr., 64 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të tre banues në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.