Krujë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike kanabis, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Vihet në pranga dhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, sasia e lëndës narkotike dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Armed”.

Gjatë operacionit, në Fushë Krujë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. V dhe pasagjer shtetasin A. D. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. D. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 22 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. V., 27 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.