Krujë – Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Rifle”

Krujë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Rifle”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një shtetas që mbante armë zjarri pushkë, pa leje, në banesë.

✅Shkon në 4 numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje, të goditura nga Policia e Krujës, brenda 72-orëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., 55 vjeç, banues në Mallkuç.

Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅