Korçë/Zhvillohen takime me temë “Siguria në shkolla, një hap drejt një komuniteti të sigurt”

📍Korçë/“Siguria në shkolla, një hap drejt një komuniteti të sigurt”

Në ambientet e shkollave 9-vjeçare në fshatin Floq dhe Vinçan, u zhvilluan takime me temë “Siguria në shkolla, një hap drejt një komuniteti të sigurt”, me fokus garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla, në rrugë dhe në komunitet.

Në takime morën pjesë përfaqësues të Prefekturës, të Sektorit të Rendit të DVP Korçë, të AKU-së dhe drejtues të institucioneve arsimore, si dhe oficerë të sigurisë në shkolla.

Siguria e fëmijëve dhe e të rinjve është një përgjegjësi e përbashkët. Bashkëpunimi ndërinstitucional, komunikimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësorë për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për nxënësit dhe komunitetin.

Gjatë vitit shkollor 2026–2027, takimet dhe aktivitetet me fokus sigurinë e nxënësve do të vijojnë edhe me drejtues të shkollave të tjera të qarkut Korçë.