Korçë/Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim

Korçë/Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Ky shtetas dyshohet se bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka plagosur rëndë, me mjete të forta, një 14-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.